Asambleja e Federatës Italiane të Futbollit, është mbledhur sot për të diskutuar vendimet e fundit që kanë të bëjnë me futbollin italian.

Kjo asamble ka marrë disa vendime të rëndësishme në lidhje me të drejtat televizive. Në mënyrë unanime u miratua pika që lidhet me të drejtat televizive jo-ekskluzive: ndeshjet direkte, të drejtat radiofonike dhe mbi përmbledhjet.

Risia, megjithatë, ka të bëjë me kinematë dhe teatrot: Duke filluar nga ky sezon, Serie A mund të transmetohet drejtpërsëdrejti edhe në kinema dhe teatro, të cilat duhet të jenë pozicionuar minimalisht 80 kilometra larg nga stadiumi ku luhet ndeshja.

Sallat ku do të shfaqen këto ndeshje do të publikohen të hënën.

Transmetimi i ndeshjeve drejtpërsëdrejti edhe në kinema, është eksperimentuar në Angli gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut dhe të Brazilit.

E njëjta gjë ishte provuar edhe në 20 salla kinemaje në Itali gjatë turneut brazilian. Por kjo ide ka shkaktuar polemika. Ekipi kombëtar ka audiencën e vet, por tifozeritë e ekipeve janë të ndryshëm.

Ekziston frika që teatrot dhe kinematë mund të shndërrohen në arena dhune, duke bërë që policia,zjarrfikësit apo çdo person përgjegjës për respektimin dhe ruajtjen e sigurisë, të shkëputen nga prioritete më serioze dhe më të rëndësishme. /EDS/