Joan Laporta, presidenti i sapozgjedhur i Barcelonës ka theksuar edhe njëherë se Superliga është një nevojë për klubet europiane, megjithatë shton se është i hapur për të bërë dialog dhe për të arritur në një pikë të përbashkët.
“Superliga është një nevojë, por fjala e fundit i përket partnerëve tanë. Duhej të ishte një kompeticion shumë tërheqës, i bazuar në merita sportive. Ne i mbrojmë kampionatet kombëtare dhe jemi të hapur për një dialog me UEFA-n.
Kemi nevojë për më shumë energji për ta bërë futbollin një spektakël më të madh dhe besoj se do të kemi marrëveshje.
Në disa klube ka pasur presione, por propozimi është ende konkret. Ne bëjmë investime shumë të rëndësishme, rrogat janë shumë të larta dhe të gjitha opsionet duhet të merren në konsideratë, së bashku me meritat sportive”, u shpreh Laporta. /VipSport/