Sherif Kallaku u afrua në janar te Partizani, me Demat që e morën lojtarin në huazim nga Lokomotiva e Zagrebit. 24 vjeçari është shoqëruar nga dëmtime këtë periudhë, duke mos u ambientuar si duhet me skuadrën e Mehmetit.

Tanimë e ardhmja e tij te Partizani është në dilemë, kjo edhe falë rrogës së tij të lartë. Në të tilla kushte, duket se Partizani do negociojë pagën e lojtarit, që do kthehet në verë te Lokomotiva e Zagrebit, aty ku ka kontratë deri në 2024.

Të kuqtë pritet të negociojnë për pagën me kroatët, për të paguar atë 50 me 50, çka do lehtësonte barrën. E sigurt është se Sherifi nuk ka treguar asgjë nga cilësitë e tij, me pritshmëritë e tifozëve që kanë qenë të larta.

Tashme mbetet per t’u pare nese do te rikthehet ne Kroaci serish, apo do te huazohet ne ndonje ekip tjeter. Ajo qe konstatohet lehte, eshte se duhet rikthyer sa me pare ai Kallaku i sezonit te kaluar me Teuten.