Ndryshime te medha ne perberje edhe tek skuadra e sapongjitur ne Superlige- Elbasani. Lojtare qe vijne, por edhe ikin dhe kjo ka bere qe ende te mos jete e qarte se cila do te jete perberja e verdhebluve ne sezonin e ri.
Se fundi ka ardhur një largim me ‘peshë’ te skuadra e Elbasanit. Spartak Ajazi nuk do të jetë më lojtar i verdhebluve.
Vetëm pas 1 viti qëndrim te Elbasanit, palët vendosin të ndajnë rrugët mes tyre. lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Elbasani falenderon sulmuesin për kontributin e dhënë. Në këtë mënyrë 30-vjeçari del lojtar i lirë në treg dhe pret oferta për të vendosur më pas për destinacionin e ardhshëm.