Disa prej skuadrave te Kategorise Superiore po bejne ndryshime te medha ne rradhet e tyre dhe njera prej tyre eshte edhe Vllaznia, nga rradhet e se ciles deri tani jane larguar 10 futbolliste nga ata qe mbyllen sezonin e kaluar.
Por ka skuadra te tjera te cilat kane pesuar nje transformim edhe me te madh dhe numri i lojtareve te larguar eshte mbi 15 dhe rasti konkret eshte ekipi i Kukesit, i cili ende nuk dihet se si do te organizohet per sezonin e ri.
Nga rradhet e tij vjen edhe nje tjeter largim. Ebert Kardozo nuk do të jetë më një futbollist i Kukësit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi u bashkua me Kukësin vitin e kaluar dhe u aktivizua me verilindorët 35 ndeshje në kampionat dhe Kupë, ku gjithashtu shënoi një gol dhe dha një asist.