Kastrioti u mposht nga Burreli me shifrat 3-1. Një humbje që “dhemb” për krutanët, pasi humbasin ndaj një rivali direkt për “Play-Off”.
Pikërisht kjo disfatë nuk është kapërdi nga trajneri. Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen nga Kastrioti, pasi ishte i pakënaqur nga performanca e lojtarëve në fushën e lojës.
Trajneri nuk ka vonuar dhe ka njoftuar largimin, duke mbyllur këtu rrugëtimin me Kastriotin në Kategorinë e Parë. Kujtojmë se në stolin e krutanëve u ul më 8 tetor dhe pas më shumë se 2 muajsh vendos të largohet.
Aktualisht Kastrioti mban vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit me 23 pikë. Krutanët pas 16 ndeshjesh ia kanë dalë të sigurojnë 7 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje./newsport/