Teuta vendosi të ndërpresë marrëveshjen me trajnerin Renato Arapi, për të dytën herë. Dy pikë në tre javët e para të kampionatit tregojnë krizën e durrsakëve në këtë fillim sezoni.

Drejtuesit e “Djemve të Detit” duhet të gjejnë një zgjidhje për trajnerin e ri dhe në skenë ka dalë një emër i njohur në kampin durrsak dhe jo vetëm.

Sipas “Panorama Sport”, Bledi Shkëmbi është kandidaturë për t’u rikthyer në krye të Teutës. Ende nuk ka gjë zyrtare, pasi gjithccka është në kuadrin e fjalëve për momentin. Por nderkohe ne Shkoder me te qeshur jane shprehur se ne pankinen durrsake do te rikthehet serish Edi Martini ashtu siç ndodhi edhe sezonin e kaluar.

Megjithate keto jane thjesht thashetheme, nisur edhe nga maredheniet shume te mira te teknikut shkodran me presidentin Hasanbelliu, megjithate kjo veshtire te ndodhe. Teuta ne fakt e ka te nevojshme qe te ule ne pankine nje strateg i cili ta nxjerre sa me shpejt skuadren nga gjendja ku ndodhet sepse nese vazhdon kjo situate, kampionati do te behet gjithnje e me i veshtire.

Largimi i Renato Arapit pas vetem 3 javesh kampionat padyshim qe ka krijuar nje situate jonormale, megjithate ai mund te mos jete i vetmi sepse edhe pozitat e Skender Geges te Kukesi jane lekundur shume./SHKODRA-SPORT.COM/