Nga Tirana pak ditë më parë u largua Arhan Isuf, i cili lë një vend bosh në prapavijë. Për këtë ka nisur puna shpejt për gjetjen e një zëvendësuesi.
Në radarin e Gugash Maganit ka rënë Vasilios Zogos.
Ky i fundit e njeh mirë Superioren, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit në të kaluarën.
25-vjeçari është aktualisht nën kontratë me Mura, teksa greku dëshiron rikthimin në Superiore, por fillimisht duhet të zgjidhë kontratën me sllovene. Drejtuesit kanë nisur punën dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.