Largimi i Nejmarit nga Barcelona te PSG ishte ndër më të hidhurit në historinë e katalanasve. Klubi përfitoi 222 milionë euro, por humbi një nga lojtarët më të mirë të momentit.

Nejmar e kishte ndarë mendjen për këtë lëvizje, ndërsa tashmë zbulon prapaskena të tjera gjatë asaj kohe.

“Përpara javës sime të fundit te Bacelona, Leo Mesi erdhi te unë dhe tha: ‘Përse dëshiron të largohesh? Është se dëshiron të bëhesh lojtari më i mirë në botë? Sepse pastaj unë do të bëj lojtarin më të mirë në botë’”, zbuloi braziliani.

Nejmar nuk gëzoi ndonjë arritje të madhe te PSG. Aktualisht është pjesë e Al-Hilal me kontratën e vlefshme deri në fund të sezonit, ndërsa dëmtimet e kanë shoqëruar.