Edinson Cavani ka marë sinjale se do te duhet të largohet nga Manchester United nëse dëshiron të vazhdojë të jetë lojtar kyç për kombëtaren e Uruguajit.

Sulmuesi vendosi që të qëndronte në “Old Trafford” gjatë verës, por ky sezon deri më tani ka qenë një “thatësirë” totale për të.

Sezonin e kaluar ai dëshmoi vlerat e tij duke u bërë zjedhja e parë e Solskjaer në sulm, por ardhja e Ronaldos ka rritur konkurrëncën, me portugezin tani titullar të padiskutueshëm.

Cavani ka qenë zgjedhje e parë në 1 nga 7 ndeshjet e United në Premier League deri më tani dhe dy të tjera i ka nisur nga stoli.

Për vite me radhë ai ka qenë një dritë udhëheqëse për ekipin e tij kombëtar, por në ndeshjet e fundit ai nuk ishte titullar në asnjë prej tyre.

Bashkëatdhetari i tij, Gus Poyet beson se kjo mund të jetë për shkak të minutave të tij në Manchester dhe nxit atë të shikojë mundësinë e largimit në merkaton e janarit.

Solskjaer kohët e fundit është përballur me kritika për përzgjedhjet e tij, si edhe për mos dhënien e minutave të mjaftueshme individëve të caktuar, të cilat janë lidhur me largimet në janar.

Norvegjezi, deri diku, po luftn në një betejë të humbur. Do të jetë thuajse e pamundur të mbash të gjithë lojtarët e lumtur, kështu që neës Cavani do të largohej do ta lehtësonte nga presioni trajnerin