Vllaznia ka humbur të paktën 2-milion e 250-mijë euro nga largimi i futbollistëve pa u shitur kartoni. Deri tani, te kuqeblutë janë zyrtarizuar 11-largime, teksa vlera e kartonëve të një pjese të tyre është e lartë.

Të gjithë kanë ikur me kosto zero. Realisht, ndoshta jo të gjithë mund të ishin shitur, sepse janë parë vlerat e tyre në sezonet që lamë pas, por ndoshta një pjesë e këtyre futbollistëve të larguar mund dhe duheshin të ishin menaxhuar më mirë, në mënyrë që KF Vllaznia të fuste të ardhura në arkën e tyre.

Kështu, kartoni i Herald Markut kushton 300-mijë euro, ndërsa kartoni i Liridon Latifit dhe ish-kapitenit Erdenis Gurishta kushtojnë nga 250-mijë euro. Edhe kartoni i Ardit Hoxhajt dhe Kaina Nunesh kushtojnë nga 200-mijë euro.

Pjesa tjetër e futbollistëve kryesisht kanë qenë lojtarë stoli, por ndoshta emrat e lartpërmendur mund të kishin sjellë të ardhura në arkën e klubit nëse do shitej kartoni i tyre. Për të vijuar me pjesën tjetër të largimeve, kartoni i Ante Aralicës kushton 175-mijë euro, ndërsa i Dajan Shehit, Arsid Krujës dhe Elvedin Heriç nga 150-mijë euro.

Dy futbollistëve të larguar që u ka kushtuar kartoni më lirë janë dy malazezët, Bojan Zogoviç dhe Darko Bulatoviç, nga 100-mijë euro. Megjithatë, jo vetëm kaq, pasi Vllaznia ka kursyer rreth 50-mijë euro në muaj paga nga largimi i këtyre futbollistëve. /Maringlen ZHIVANI/

Herald Marku – 300 mijë euro

Erdenis Gurishta – 250 mijë euro

Liridon Latifi – 250 mijë euro

Ardit Hoxhaj – 200 mijë euro

Kaina Nunesh – 200 mijë euro

Ante Aralica – 175 mijë euro

Dajan Shehi – 150 mijë euro

Arsid Kruja – 150 mijë euro

Elvedin Heriç – 150 mijë euro

Darko Bulatoviç – 100 mijë euro

Bojan Zogoviç – 100 mijë euro