Edon Hasani do të largohet nga Tirana. Mesfushori i avancuar këtë sezon e kaloi mes dëmtimeve dhe pankinës, i eklipsuar nga dyshja latine, Kale-Torasa. Edhe sezonin e ardhshëm shkodranit nuk i premtohet vend në formacion dhe largimi duket i pashmangshëm. Kontrata e tij me Tiranën ka përfunduar dhe ai po shqyrton ofertat e ardhura në drejtim të tij.

Mediet kosovare ditë më parë mësuan rreth një interesi të Gjilanit për të. “Gazeta Olle” ka kontaktuar me fanatazistin dhe ai ka pranuar se ka patur kontakte me Gjilanin dhe klubi ku drejton Gentian Mezani është treguar konkret.

Megjithatë, 28-vjeçari shprehet se nuk është përgjigjur ndaj kësaj oferte sepse po pret zhvillime nga dy oferta nga liga më të forta jashtë vendit.

Por nje tjeter opsion i mundshem mund te jete edhe rikthimi tek Vllaznia. Drejtuesit e rinj te saj duan te ndertojne nje ekip pretendent dhe nder te tjera po tentojne te rikthejne edhe lojtaret shkodrane qe luajne me ekipet e tjera dhe Hasani mund te jete njeri prej tyre.