Vështirësohet edhe më shumë situata në skuadrën e volejbollit të Vllaznisë për meshkuj. Pas largimit të Endri Juknit e Renato Kolës drejt Teutës tashmë vjen radha edhe për një tjetër volejbollist që largohet nga ekipi shkodran. Kësaj here bëhet fjalë për një nga më të mirët që kishte kjo skuadër, pikërisht Rezart Prelën. Prej shumë kohësh mbante shiritin e kapitenit tek Vllaznia dhe gjithnjë vlerësohej si një nga pikat më të forta të kësaj skuadre. Largimi i tij në këtë fillim sezoni nuk ka të bëjë me merakton as brenda Shqipërisë as jashtë saj. Shkodrani për një moment është shkëptur nga volejbolli duke zgjedhur t’i përkushtohet jetës universitare. Prela ka vijuar studimet e larta jashtë Shqipërisë nga ku ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur atje një master. Prela në Shkodër ka kryer fakultetin e drejtësisë duke qenë edhe një nga studentët e dalluar dhe tashmë është detyruar të shkëputet nga volejbolli dhe Vllaznia e tij e dashur për tu përkushtuar në fushën akademike duke qenë se është më e rëndësishme. Prela për momentin ka lënë volejbollin por në një të ardhme të shpejtë mund të aktivizohet më një nga skuadrat lokale në Gjermani. Largimi i tij ka prishur shuëm plane për kuqeblutë e volejbollit dhe trajnerin e Vllaznisë Artan Kalaja. Tashmë skuadra është e përgjysmuar dhe ndoshta në momentin më të keq të këtyre viteve të fundit. Trajneri Kalaja aktualiasht ka një numër shumë të reduktuar volejbollistësh pasi përveç formacionit të parë ka në dispozicion vetëm një sportiest për zëvendësim duke qenë se ata që janë me të rinjtë nuk mund t’i aktivizojë sepse më pas nuk kanë të drejtë të luajnë me moshat. Tek shkodranët shkon në tre numri i të larguarve dhe kjo nuk është pak për Vllazninë e cila këtë sezon nuk do të jetë ajo skuadra pretendente për trofe ashtu siç ndodhi dy sezonet e fundit.