Pavaresisht se erdhi me shume buje, Haris Fakiç nuk arriti te bente ate çfare pritej tek Dinamo dhe qe kishte bere me perpara tek Skenderbeu dhe ne keto rrethana, drejtuesit blu kane vendosur qe te nderpresin bashkepunimin me drejtorin teknik. Por nga ana tjeter, ata tashme e kane gjetur edhe zevendesuesin e tij.
Risia e strukturës së re është emërimi i Luan Pinarit në postin e drejtorit sportiv, ku zëvendëson Haris Fakiç. Pinari u afrua në klub më shumë sesa një vit më parë, fillimisht si pjesë e stafit të Mehmetit dhe prej verës së kaluar iu besua posti i drejtorit të akademisë së Dinamos. Ish-kapiteni do të mbikëqyrë sërish akademinë, ku tashmë është afruar edhe një tjetër dinamovit, si Erjon Xhafa.
Presidenti Bardhi ka si qëllim të afrojë në klub sa më shumë dinamovitë dhe pak kohë më parë një tjetër ishkapiten, Arjan Pisha, ka marrë drejtimin e ekipit U-17. Pinari tashmë ka si detyrë parësore atë të drejtorit sportiv te 18 herë kampionët e vendit. Ai, bashkë me drejtuesit e tjerë të klubit dhe stafin teknik, do të përpiqen të sjellin në skuadër futbollistët e nevojshëm për të përmbushur objektivat e Dinamos.
Blutë synojnë që të zënë një vend në 4-shen e parë dhe do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund Kupës së Shqipërisë, çka përkthehet me pjesëmarrjen në kupat e Europës.