Talenti i tij nuk është vënë kurrë në dyshim. Keqardhje për fizikun e tij të brishtë, që e ka bërë të humbë shumë ndeshje, por Ever Banega ka qenë gjithmonë një lojtar spektkolar dhe i dashur për tifozët.
Në moshën 35-vjeçare “El Tanguito” largohet nga Arabia Saudite dhe kthehet në shtëpi.
Siç është komunikuar zyrtarisht nga klubi, Banega ka nënshkruar me Newell’s Old Boys, skuadër e Rosarios, që është vendlindja e tij.
Një zgjedhje zemre ajo e Ever Banegas, i cili kthehet në Neëell’s pas 10 vitesh nga hera e fundit që ka luajtur për këtë klub. Argjentinasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
Bëhet fjalë për një rikthim për ish-mesfushorin e Interit: në janar 2014 ai u largua nga Valencia, në formë huazimi, për t’u transferuar te Newell’s Old Boys.
Rikthimi i Banegas në Argjentinë shënon, duke përjashtuar skenarët e bujshëm, fundin e eksperiencës së tij në Evropë.
Mesfushori u largua nga futbolli evropian në vitin 2020, kur i tha lamtumirë Sevillas për të luajtur për Al-Shabab në Arabinë Saudite.
Ai luajti në ligën saudite për gati katër sezone, duke bërë 108 paraqitje dhe shënuar 22 gola në të gjitha garat. Ai mori edhe shiritin e kapiteni të kësaj skuadre.