Në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës, të dy ata kanë qenë protagonistë të suksesit të Teutës. Mesfushori shkodran Esin Hakaj me krosin e tij të saktë dhe afrikani Latif me goditjen me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.

Kaq ka mjaftuar që durrsakët ta fitojnë këtë ndeshje. Por shumë interesante ka qenë një thënie e autorit të këtij goli në lidhje me njeriun që i krosoi topin.

“Hakajn unë e krahasoj me Marselon e Realit. Kemi të bëjmë me një futbollist shumë të mirë. Tashmë unë e kam të qartë: Sa herë që ai ka topin në këmbë, e di që do të bëjë mirë në krah dhe për rrjedhojë, i afrohem menjëherë zonës së kundërshtarit për të pritur topin e krosuar prej tij.

Besoj se edhe në ndeshjet e ardhshme do të kemi të tjerë gola nga kjo mënyrë loje që po aplikojmë”- ka thënë Latif.

Një vlerësim i tillë për 22 vjeçarin shkodran Esin Hakaj duke e krahasuar me Latif, ndoshta është i ekzagjeruar por ajo që mbetet është se ky futbollist është shndërruar në një pikë shumë të rëndësishme të formacionit të Teutës.

Nëse Vllaznia e Partizani nuk besuan tek aftësitë e tij, durrsakët mendojnë ndryshe.
© shkodrasport.com