Liridon Latifi nuk është paraqitur as sot në stërvitjen e Vllaznisë. Në fotot që ka publikuar vetë klubi shkodran nga seanca stërvitore, ylli i ekipit nuk figuron askund dhe situata e tij, është ende e paqartë.
Flitet edhe për një largim të Latifit nga “Loro Boriçi”, por deri më tani, nuk ka asnjë zhvillim sa i takon të ardhmes së sulmuesit të majtë. Madje, siç shihet nga fotot e stërvitjes, fanellën e tij me numrin 7, e ka marrë një futbollist tjetër.
Ai është sulmuesi i krahut të djathtë, Ardit Hoxhaj. 27-vjeçari ka mbajtur fanellën me numrin 27 sezonin e shkuar, ndërsa në seancën e sotme stërvitore, ka marrë numrin e Latifit.
Por me shume mundesi kjo ka qene diçka e rastesishme sepse kemi te bejme vetem me fanellat e stervitjes nderkohe qe Latifi pritet te bashkohet me skuadren ne udhetimin e saj per ne Austri diten e merkure.