Vllaznia do të presë Kastriotin në shtëpi sot në orën 17:00 për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët kanë mbyllur ditën e djeshme përgatitjet për sfidën që do të jetë një test real për objektivat e skuadrës.

Një hap fals mund t’i përshëndesë me titullin, nëse Tirana fiton ndeshjen e saj, që do të shkëputej plot 8 ose 7 pikë nëse Kastrioti i merr një barazim.

Nën drejtimin e trajnerit Josa, ekipi është stërvitur përsëri me mungesa teksa reparti defansiv është një alarm total. Smajli, Juric dhe Hakaj do të jenë mungesat e kuqebluve për sot duke lënë mbrojtjen të përgjysmuar.

Një lajm i mirë për Josën është rikthimi në gjendjen optimale të Latifit i cili pritet të jetë sërish titullar edhe në përballjen e sotme ndaj Kastriotit.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Kruja, Shehi, Gurishta, Bulatovic; Jonuzi, Alivoda, Marku; Mala, Balaj, Latifi. Trajner: Mirel Josa