55′- Liridon Latifi e merr vetë përsipër. Por, sulmuesi shkodran gabon sikurse Harry Kane në Botëro dhe Xhuliano Skuka dje me Partizanin.
52′- Liridon Latifi rrëzohet në zonë. Ndërhyn VAR dhe penallti për shkodranët.
51’-53’Latifi hyn në zonë dhe i drejtohet portës, rrëzohet pas një kontakti me Sherrin e sfera shkon drejt portës. Atanda e largon nga vija fatale, por shkodranët kërkojnë penallti. Gjyqtari Lata shkon ta shohë vetë në VAR dhe pastaj akordon penallti.
46’ Nis pjesa e dytë me zëvendësim te Vllaznia ku Latifi merr vendin e Hoxhajt, ndërsa Aralica vendin e Markut.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Egnatias.
45’+2’ Nuk tërhiqet Egnatia por vazhdon të bëjë presing të lartë duke kërkuar që të godasë përsëri Vllazninë në këto minuta.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
44’ GOOOL EGNATIA! Shkodranët humbin topin para zonës së tyre dhe Fernando me një gjuajtje të befasishme çon topin në rrjetë.
40’ Rrogozhinasit duket se kanë më shumë kontrollin e lojës në këto minuta, por nuk ia dalin që të shfaqen në pozicion gjuajtje përpara Zogoviç.
34’ Traversë! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, është Musta i cili gjuan nga e majta dhe topi pasi prek pjesën e sipërme të portës, kthehet në lojë.
32’ Goditje e befasishme e Camajt, por gjuajtja është qendrore dhe kontrollohet nga Zogoviç.
28’ Një harkim nga e djathta vë në vështirësi Sherrin i cili grushton topin në një duel ajror jo me shumë siguri, duke nxjerrë sferën në këndore.
26’ Shpërthim i Markut në krahun e majtë, Sherri detyrohet të dalë deri në anësore për të larguar sferën e për të shmangur një rast të rrezikshëm.
20’ Mëllugja tenton portën nga një distancë mbi 25 metra, topi kalon mbi traversën e katërkëndorit të Zogoviç.
18’ Harkim interesant në zonën e Vllaznisë për Camajn, Shehi ia del që të devijojë topin para sulmuesit duke e çuar në këndore.
13’ Camaj ka mundësinë e artë të shënojë kur merr topin nga Musta në të majtën, por gjuajtja e tij devijohej jashtë katërkëndorit.
12’ Fernando nis një top të gjatë nga e majta në krahun tjetër ku Fangaj shfaqet para portës por rrëshqet në momentin e gjuajtjes dhe dërgon topin lehtë te Zogoviç.
9’ Mala del mirë në krahun e djathtë dhe harkon në shtyllën e dytë për Markun por ky i fundit vonohet dhe nuk kontrollon siç duhet pa gjuajtur dot në portën e rrogozhinasve.
8’ Vllaznia fiton topin pranë zonës kundërshtare dhe krijon një aksion të rrezikshëm që finalizohet me gjuajtjen e Malës, por që fluturon topin mbi traversë.
5’ Qarkullim topi dhe “studim” i kundërshtarit në minutat e parë, pa u afruar rrezikshëm pranë zonave kundërshtare.
1’ Nis ndeshja në Shkodër.