Vlaznia ka bërë goditjen e bujshme në merkato, duke arritur marrëveshjen me Liridon Latifin. Sulmuesi shqiptar rikthehet në Shqipëri pas një eksperience të pasur edhe jashtë vendit.

Por afrimi i ri i ka dhënë efektet e para, teksa në Bosnje dhe Hercegovinë kanë nisur të tremben. Media boshnjake “Jabuka.tv“ e hap artikullin e saj me titullin: “Vllaznia solli një lojtar me një pagë që lojtarët e Shiroki Brijeg vetëm do e ëndërronin“.

Shiroki Brijeg do të jetë rivali i shkodranëve në turin e parë të Ligës së Konferencës, por duket se diferencat në buxhet midis tyre janë të dallueshme.

Ndeshja e pare ne mes ketyre dy ekipeve do te luhet te enjten e ardhshme ne Bosnje- Hercegovine, ndersa pas nje jave do te jete ajo e kthimit ne Shkoder.