Tani që vrulli i Barcelonës duket të jetë ngadalësuar prej vështirësive për të garantuar brenda kohës së duhur fondet e nevojshme (90 milionë euro për t’i shtuar Zhunior Firpos), vendimi i KAS-it që ka anuluar skualifikimin e Mançester Sitit nga Liga e Kampionëve mund të ketë nxjerrë në skenë një tjetër pretendent. Për Lautaron do të jetë në çdo rast një verë e gjatë, e jo vetëm në fushë.
SITUATA – Klubi i sheikut Mansur është informuar edhe më parë për “Demin”, i përzgjedhur si zëvendësues i Sergio Agueros, pasi ndër të tjera, që në kohët e Rejsingut konsiderohet edhe si pasuesi. Gjatë muajve të kaluar mundësia është refuzuar nga vetë Lautaro që nuk ka dashur të dëgjojë opsione të tjera: ose Barcelona, me të cilën negociatat ishin në fazë të avancuar, ose qëndrim tek Interi.
Sot projektet e Guardiolës kanë marrë një kthesë të re dhe mundësitë ekonomike të klubit janë dukshëm më të larta krahasuar me ato katalanaset: afrimi me atë shifër pranë klauzolës, rreth së cilës Interi dëshiron të arsyetojë, nuk mendohet të jetë problem për “Qytetarët”.
Ndërsa për Barçën do të ishte e vështirë të bënte një lëvizje në kohë të shkurtra, meqenëse fillimisht janë të nevojshme disa largime me peshë. Sigurisht, në çështjen “Siti” dëshira e futbollistit është e gjitha për t’u verifikuar: mund të preferojë të presë sërish që treni “Mesi” të kalojë sërish pas një viti, e megjithatë Premier Liga nuk duket të jetë në majë të interesave të tij.
Normalisht do të ndikojë edhe gatishmëria e Interit për ta shitur, pa harruar që tashmë klauzola ka skaduar dhe çdo klub që kërkon “Demin” do të duhet të ulet në bisedime me zikaltrit.