Kanë nisur ndeshjet e raundit të dytë në grupe të vlefshme për Kupën e Amerikës.
Argjentina ka arritur të mposht Kilin me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Lautaro Martinezit në minutën e 88-të.
Sulmuesi i Interit i jep 3 pikët kombëtares së tij duke e kualifikuar në fazën tjetër me 6 pikë të plota.
Nga ana tjetër edhe Kanada ka fituar kundër Perusë. Goli i vetëm për kanadezët u shënua në të 74-ën nga Xhonatan David.