Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez është rrëfyer për “La Gazzetta dello Sport” për titullin kampion që zikaltërit fituan dhe sezonin e mirë. Sulmuesi argjentinas nuk harroi të përmendte edhe mesfushorin Kristjan Asllani, që sipas tij është e ardhmja. Lautaro zbulon edhe një detaj, me shqiptarin që nuk i foli për disa ditë.

“Titulli? Është një kënaqësi që zgjat për të gjithë jetën. Inter është shtëpi ime, kështu jam ndjerë nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka shoqërisë dhe tifozerisë zikaltër, ta ngrija trofeun si kapiten ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës i kam thënë që në fillim që një kapiten ka nevojë për të gjithë, dhe ata më kanë mbështetur gjithnjë.

Një shembull? Në fillimin e sezonit fola me Asllanin dhe i thashë se duhej të “gjallërohej” pak, të bënte më shumë. Nuk më foli për disa ditë, por pastaj më falenderoi, ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes”, tha Lautaro mes të tjerash.

Duket se veç besimit të klubit, edhe shokët e skuadrës shohin te Asllani mesfushorin e së ardhmes. Por nderkohe tashme Asllani do te jete i fokusuar tek kombetarja shqiptare me te cilen do te luaje ne Euro 2024.