Pas suksesit 4-1 të Argjentinës ndaj Guatemalës, sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez autori dy golave në këtë përballje foli në prag të ndeshjes së parë atë ndaj Kanadasë, teksa theksoi se miqësoret kanë dhënë sinjale tejet pozitive për kampionët e botës.
“Ndaj Guatemalës ishte një sukses i rëndësishëm sepse na ndihmon për të fituar më shumë besim dhe gjithashtu e mbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme këtë mini-tur.
Ne po përgatitemi këto ditë për atë që na pret, që do të jetë shumë e rëndësishme, fillimi i Kupës së Amerikës me një rival të vështirë si Kanadaja, pasi besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Messi me dha penalltinë? Kishim një komunikim me sy, e shfrytëzova rastin dhe shënova.
E falënderova dhe falënderoj publikisht edhe tani pasi është një gjest i një njeriu të madh. Copa America? Do të bëjmë më të mirën, duam të fitojmë, grupi ka një harmoni perfekte. Në këtë javë do të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë që të fillojmë Kupën me këmbën e duhur, le të shpresojmë se do të jetë e gjitha gëzim deri në fund” – përfundoi Lautaro Martinez.