Lautaro është një nga sulmuesit më të mirë në Europë. 22-vjeçari ka bërë shumë mirë këtë sezon dhe ëhtë kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Interu, duke fituar edhe interesin e madh të Barcelonës për ta blerë këtë verë. Së fundmi ai i ka trembur katalanasit me deklaratën e dashurisë ndaj klubit dhe tifozëve zikaltër. Argjentinasi nuk i kursen lavdet as për trajnerin Konte.

“Unë jam nja djalë që lufton gjithmonë për qëllimet e mia dhe të ekipit e tifozëve. Roli im i parë në fushë ka qenë mbrojtës. Isha shumë i vëmendshëm në lojë dhe trajneri më vendosi në sulm. Goli është gjëja më e bukur në futboll. Kultivuan armët e mia: përqëndrimin, faktin që nuk heq dorë kurrë dhe që lë gjithçka në fushë, duke ndihmuar në maksimum shokët e mi të skuadrës.

Unë gjithmonë përpiqem të jap 110% për këtë klub, për të gjithë njerëzit që e duan atë, për fanellën zikaltër. Konte më dha shumë besim në vetvete.

Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe thelbësore sepse ai punoi në metalitetin e secilit prej nesh. Unë e vlerësoj vërtetë atë, çdo ditë na bën të rritemi”, tha ndër të tjera sulmuesi. /vipsport/