Prej disa kohesh Bordi Mbikeqyres i Klubit te Futbollit Vllaznia ka nje anetar me pak. Ka ndodhur keshtu pas doreheqjes qe pat dhene nga ky funksion anetari i meparshem Mark Laloshi.
Por duket se tashme ka ardhur momenti per ta plotesuar kete vend. Nga sa behet e ditur, kete vend pritet ta zere Lazer Matija.
Presidenti i Vllaznise ne futboll per femra ka qene gjithmone prane ekipit dhe tashme do te mbaje edhe nje funksion drejtues.
Me Matine plotesohet edhe Keshilli Mbikeqyres i klubit, pjese e te cilit jane edhe Shpetim Quku, Sytki Muça, Beniamin Nako dhe Admir Teli.
Pas plotesimit te Keshillit, tashme mbetet rradha e emerimit te administratorit te ri qe pritet te jete Suad Lici.