Presidenti i ekipit të futbollit të femrave të Adës së Velipojës- Lazër Matija, është zgjedhur sot të jetë përfaqësuesi i ekipeve pjesmarrëse në kryesinë e shoqatës së futbollit të femrave. Bashkë me të do të jetë edhe presidenti i ekipit Tirana AS Genc Ymeraj. Këta të dy do jenë njerëzit e zgjedhur për këtë gjë. Përzgjedhja e tyre ka ardhur pas një votimi që kanë bërë sot ne ambjentet e FSHF-se përfaqësuesit e tetë klubeve që ekzistojnë aktualisht në futbollin e femrave në vendin tonë.
Dyshja Matija- Ymeraj ka marrë më shumë vota se të tjerët dhe për rrjedhojë, ata do të jenë tashmë njerëzit që do ngrenë zërin për mbrojtjen e interesave të këtyre ekipeve dhe po ashtu, do ndërhyjnë në Federatë për më shumë të drejta dhe mbështetje nga ky insitucion për këto ekipe. Në fakt, presidenti i Adës Lazër Matija është presidenti më i suksesshëm aktualisht në futbollin e femrave në Shqipëri teksa është shumë pranë fitimit të titullit të tretë kampion me ekipin e tij. Përderisa ka arritur të jetë i suksesshëm në drejtimin e këtij ekipi, sigurisht që do të dijë të drejtojë edhe këtë kryesi të futbollit të femrave. Në fakt, ngritjen e kësaj kryesie, në të cilën do marrin pjesë edhe përfaqësues të Federatës, e patën kërkuar pak kohë më parë të gjithë presidentët e ekipeve në takimin që kanë patur me presidentin e FSHF-së Armando Duka.
www.shkodrasport.com