Lazio do të përpiqet të shmang humbjen e tretë radhazi në të gjitha veprimtaritë, teksa do të presin Fiorentinën, një ekip që sikurse bardhekatërit synon të jetë në Kupat e Europës në sezonin e ardhshëm.

Humbja 4-1 në Frankfurt në Europa League ishte e dyta radhazi për Lazio, që më parë kishte fituar pesë ndeshje radhazi. Me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, ekipi i Inzaghi mbetet një rival i fortë për këdo, përfshi Fiorentinën që ka fituar dy nga tre ndeshjet e fundit.

Golashënuesi më i mirë i Lazio, Ciro Immobile, ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e fundit të kampionatit. Fiorentina ka pësuar 75% të golave jashtë fushe në pjesën e dytë, tre nga katër në total, ndërsa Lazio ka shënuar 70% të golave të këtij kampionati në pjesën e dytë, shtatë nga dhjetë.

Fiorentina nuk ka arritur të shënojë në pjesën e dytë në tetë nga dhjetë përballjet e fundit kundër Lazio, ndërsa për Lazio është e kundërta pasi bardhekatërit kanë shënuar në pjesën e dytë në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit kundër “vjollcëve”.

Lazio ka hedhur poshtë gjashtë pikë në këtë kampionat duke marrë në konsideratë ndeshjet që ka qenë në avantazh, ndërsa Fiorentina ka lënë vetëm dy pikë.