Elseid Hysaj nuk do të rikthehet në muajt e ardhshëm nga Lazio. Mbrojtësi shqiptar merr një pagë shumë të lartë, deri më 30 qershor 2026, kështu që synimi do të ishte të gjente një klub të gatshëm për të marrë përsipër shpenzimet në janar, qoftë edhe në formë huazimi për 6 muaj.
Megjithatë, mbetet një situatë mjaft e ndërlikuar, sepse paga paraqet problem për një ekip të nivelit të mesëm. Prandaj nuk do të jetë e lehtë të gjendet ndonjë destinacion, përveç nëse Lazio merr përsipër një pjesë të pagës së mbrojtësit shqiptar.
Lëndimi i Gila kishte liruar një vend përkohësisht në gusht, por qendërmbrojtësi spanjoll u rikthye në fushë në ndeshjen kundër Hellas Verona, duke u paraqitur mirë. Natyrisht, pasi e kuptuan shkallën e dëmtimit, bardhekaltrit vendosën ta rikthenin atë në listën përfundimtare të Serie A, pas sezonit të kaluar, ku kishte qenë ndër më pozitivët.
Kësisoji, Hysajn e pret një sezon i komplikuar. Politika e Lazios, megjithatë, duket se ka ndryshuar nga një sezon në tjetrin, me synimin për të pasur gjithnjë e më pak lojtarë të shtrenjtë. Lotito preferon më shumë të rinj dhe rinovimin gradual të një ekipi, që ndoshta kishte arritur në fund të ciklit sezonin e kaluar mes Sarri dhe Tudor në stol. Vecino dhe Marusic, përveç Hysajt, do të jenë lojtarët e radhës pritet të skarcohen./telesport/