Lazio kalon me shumë lehtësi Sampdorian duke marrë një trepikësh të artë në transfertë falë suksesit 3-1. Thomas Strakosha rikthehet titullar edhe Serie A duke bërë një paraqitje shumë të mirë, gjithashtu titullar dhe 90 minuta në fushë ishte dhe Elseid Hysaj.

Kryeqytetasit zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë duke realizuar tre gola të shpejtë, fillimisht Milnkovic-Savic në minutën e 7-të ndërsa më pas Ciro Immobile realizoi një dopietë.
Ciro

Lazio mbeti me 10-të lojtarë pas minutës së 67-të teksa Milikovic-Savic u ndëshkua me karton të kuq ndërsa në fund në minutën e 89-të Gabbiadini ngushtoi diferencat në 1-3.

Normalisht, pasi suksesit 3-1 nuk munguan edhe elozhet për portierin Strakosha i cili ndali thuajse gjithçka që shkoi drejt katërkëndorit të tij, s kur Sampdoria u mundua që të kthehej në garë. Edhe portali i “Eurosport” nuk ka kursyer elozhet për portierin shqiptar duke e cilësuar “luks” që të qëndronte në pankinë.

“Shumë i zoti, pasi shpëton Lacion nga përmbysja e Sampdorias me 2-3 pritje me të vërtetë të rëndësishme. Pas gabimit me Gallatasarajin, duket plotësisht i rikuperuar. Është një luks të kesh një portier të dytë të tillë”, shkruante “Eurosport” që i kishte vënë notën 6,5 portierit kuqezi.