Me një shënim zyrtar të lëshuar përmes kanaleve të tij,

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Lazio-s njoftoi blerjen përfundimtare të Vedat Muriqi nga Fenerbahçe.

Sulmuesi kosovar u largua nga klubi turk vetëm pas një sezoni që përfundoi me 32 paraqitje dhe 15 gola.

Muriqi u ble nga Lazio për shumën e 20 milionë euro, teksa ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me bardhekaltërit nga e cila do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.