Kilië Mbape është zyrtarisht futbollisti më i shpejtë në botë. Gazeta franceze “Le Figaro” ka bërë një klasifikim të 10 futbollistëve më të shpejtë të planetit dhe sulmuesi francez i PSG-së, i lë pas të gjithë duke regjistruar shpejtësi maksimale 36 km/h.

Bajerni i Mynihut dhe Mançester Siti kanë dy lojtarë në 10-shen e parë të klasifikimit, Uoker dhe Sane për “Qytetarët” dhe Koman dhe Odriozola për gjermanët. Një mungesë e madhe që bie në sy është ajo e Kristiano Ronaldos, i cili shpejtësinë e ka një prej pikave të tij më të forta.

10) Naço Fernandez

Naço Fernandez ka regjistruar vetëm 9 prezenca për Realin e Madridit këtë sezon, por nuk ka asnjë shenjë ngadalësimi. 30-vjeçari, i cili së fundmi ka humbur edhe një të afërm prej koronavirusit, e ka kaluar të gjithë karrierën e tij me gjigantët spanjollë.

9) Alvaro Odriozola

Bajerni i Mynihut e huazoi mbrojtësin nga Reali i Madridit. Shpejtësia e 24-vjeçarit nuk ka shkaktuar ende probleme në Bundesligë, sepse Odriozola ka regjistruar vetëm një ndeshje si titullar me kampionët e Gjermanisë.

8) Kingsli Koman

Francezi i Bajernit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane që kur ai refuzoi të përjashtonte një transferim nga Mynihu këtë verë. Barcelona i ka vënë syrin, ndërsa ish-talenti i Juventusit dhe PSG-së e ka cilësuar Pep Guardiolën e Mançester Sitit si trajnerin më të mirë.

7) Mohamed Salah

Shpejtësia e pabesueshme e sulmuesit të Liverpulit i ka lejuar atij të shënojë 20 gola dhe japë 8 asiste për “Reds”-at këtë sezon. Ai është futbollisti më i shpejtë nën urdhrat e Jyrgen Klopit. Në skenë ka dalë emri i Realit të Madridit që e shikon si alternativë egjiptianin nëse nuk do arrijë të transferojë Mbapenë nga PSG këtë verë.

6) Leroi Sane

Bajerni i Mynihut i ka vënë syrin prej verës së shkuar për të zëvendësuar Arjen Robenin, falë shpejtësisë marramendëse të talentit 24-vjeçar të Pep Guardiolës.

5) Kajl Uoker

Mbrojtësi i djathtë i Mançester Sitit e lë pas shokun e skuadrës Leroi Sane sa i përket shpejtësisë, i cili ka arritur maksimalisht shpejtësinë 35.21 km/h ndaj 35.04 km/h të gjermanit.

4) Karim Belarabi

Sulmuesi i Bajer Leverkusenit ka regjistruar një shpejtësi 35.27 km/h. 30-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe dhënë 5 asiste për “Aspirinat” në 22 ndeshjet e këtij sezoni.

3) Pierr-Emerik Obamejang

Arsenali është në rrezik për të humbur kapitenin e tyre këtë verë, ndërsa sulmuesi gabonez duket se po bëhet gati për t’i dhënë fund karrierës së tij në “Emirates”. Sulmuesi i shpejtë, i cili ka shënuar 20 gola këtë sezon, ka tërhequr interesin e Realit të Madridit dhe Barcelonës.

2) Injaki Uilliams

Shpejtësia e Uilliamsit nuk ka kaluar pa u vënë re me klubin e Atletik Bilbaos. Mançester Junajtid u interesua për ta transferuar në “Old Trafford” në 2019, por ai vendosi të rinovonte kontratën me klubin bask.
uilliams

1) Kilië Mbape

Shpejtësia e Mbapesë është një nga pikat më të forta të tij, që e kanë bërë edhe një prej futbollistëve më të kërkuar në botë. Gjigantët e Liverpulit në Angli dëshirojnë të firmosin me asin e PSG-së, por duhet të bëjnë llogaritë me konkurrencën e Realit.