Barcelona duket se e ka seriozisht sa i përket ngjitjes të ekipit B në kategorinë e dytë spanjolle. Në një sezon të nisur pa pretendime, ku mendohej se Manaj & Co. do të shërbenin vetëm për të ndihmuar disa lojtarë premtues që të ishin fizikisht gati për t’iu bashkuar skuadrës së parë, gjërat kanë dalë jashtë parashikimit dhe me golat e sulmuesit shqiptar, janë tashme në fazën play-off të turneut.
Kështu, oreksi është rritur dhe për këtë arsye, nga radhët e ekipit të parë ka kaluar te skuadra B mbrojtësi Oskar Mingueza.
Trajneri Kuman ka rënë dakord me homologun e tij Pimenta të Barcelonës B që të lërë lojtarin t’i bashkohet ekipit të dytë, pjesë e të cilit ka qenë në fillimin e edicionit para se të fillonte të aktivizohej rregullisht me skuadrën e parë.
Mingueza do të luajë ndeshjen e radhës me Barcelonën B dhe në rast kualifikimi të mëtejshëm, mund të shoqërojë këtë ekip deri në mbyllje të fazës play-off.
Kështu mund të ndodhë edhe me emra të tjerë që janë regjistruar si lojtarë të filialit, por që janë tashmë pjesë e rregullt e skuadrës së parë. Minguez anë fakt rinovoi pak kohë më parë dhe klubi i garantoi se që nga sezoni i ardhshëm, do të ishte vetëm pjesë e ekipit A. /vipsport/