Rafael Leao është një nga blerjet e fundit të Milan, nga i cili pritet jashtëzakonisht shumë.

Lidhur me kalimin e Leao tek Milan ka komentuar edhe ish trajneri i lojtarit, duket krahasuar lojtarin me Ronaldon.

Ish trajneri i Leao shkon tutje duke thënë se lojtari ka talentin që të luajë me skuadrën e Barcelonës, apo atë të Real Madrid.

“Rafael është një ‘9’, ai ka luajtur gjithmonë si i tillë. Them se ai ma kujton Ronaldo ‘fenomenin’, me shpejtësinë, teknikën dhe aftësitë për të konkretizuar” ka thënë Tiago Fernandes, transmeton lajmi.net.

“Ai ka talentin që të luaj për skuadra si Real Madrid, Barcelona dhe top skuadrat tjera evropiane” ka thënë ndër të tjerash ish trajneri i lojtarit.

Rafael Leao u paraqit për disa minuta edhe në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen kundër Feronikelit, por nuk arriti të linte gjurmë.