Trajneri i njohur, Ledio Pano, i ftuar në panelin e “Sport News Plus” në News 24, moderuar nga Daljana Sejdia, shprehet pas episodeve të dhunës në Kamzë, faji nuk është vetëm i Policisë që nuk gjendet në fushë, por i ligjit që nuk dënon ata që guxojnë të futen në fushë.

DHUNA NË KAMZË – Nuk është faji i Policisë që nuk është në stadium, por i ligjit që nuk vepron. Ne dënojmë klube me mospjesëmarrje të gjithë tifozëve në stadium, por nuk mund ta pësojnë të gjithë nga 2-3 të papërgjegjshëm.

Këtu duhen dënuar individualisht, ata që guxojnë të futen në fushë. Këto pamje janë të papranueshme në sport. Vendimi për të rikthyer Policinë duhet marrë sa më shpejt, pa humbur ndonjë jetë njeriu. Pikët e lëna sot nga Kamza, kanë rëndësinë e vet në fundit e tabelës.

Po të fitonte, do kishte një moral tjetër. Me këtë barazim, besoj se Kamza është ekipi i parë që bie nga Kategoria. Duke parë edhe pikët që ka në tabelë, 8 pikë pas Gjirokastrës, janë shumë, dhe ato nerva nuk janë mbajtur më nga njerëzit në stadium.