Legjenda angleze, Michael Owen ka parashikuar Arsenalin si kampion të Premier Ligës për edicionin 2024/25, ndërsa Manchester Cityt në pozitën e katërt.

Arsenali përfundoi vetëm një pikë pas Cityt sezonin e kaluar në një garë për titull deri në xhiron e fundit. Megjithatë, sipas Owen, ky sezon mund të jetë i Arsenalit, pasi City mund të fokusohet diku tjetër.

“Arsenali dhe Manchester City do të hyjnë pothuajse në parashikimet kryesore të të gjithëve dhe mendoj se Liverpooli ndoshta do të jetë gjithashtu aty, pavarësisht se ka disa pyetje”, ka thënë fillimisht Owen për Casino Hawks.

“Kisha një mendim për Newcastle United, por Aston Villa është solide dhe duket se po përmirësohet ende. Për sa i përket rendit, procesi im i mendimit është nëse City nuk do ta fitojë atë, ata në fakt mund të largohen pak”.

“Nëse City nuk do të jetë në garë pas 10 ndeshjeve, atëherë prioriteti i tyre mund të shkojë diku tjetër. Mendoj se mund të ketë një befasi të madhe këtë sezon”.

“Unë do të shkoj për Arsenalin të parin, Liverpoolin të dytin, Aston Villa e treta dhe Man City i katërti”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/