Gary Neville ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për Liverpoolin, duke sugjeruar se klubi do të kishte vështirësi për të zëvendësuar lojtarët kryesorë Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold nëse të gjithë largohen nga Anfield këtë verë si lojtar të lirë.
Reds mund të humbin tre nga yjet kryesor të ekipit si lojtar të lirë, pasi asnjeri nga ta deri tani nuk ka pranuar kushtet për kontratë të re. Alexander-Arnold thuhet se ka arritur marrëveshje për kalimin te Real Madridi, teksa Salah dhe Van Dijk ende nuk e kanë definuar të ardhmen e tyre.
Largimi si lojtar të lirë mund të bëjë Liverpoolin të has në vështirësi për t’i zëvendësuar, pasi tregu tashmë është shtrenjtuar shumë.
“Në fund të sezonit, Liverpoolit do t’i lërë një vrimë të madhe nëse këta tre lojtarë largohen pa pagesë”, ka thënë fillimisht Neville.
“Ata nuk do të kenë para për t’i zëvendësuar dhe mund të argumentoni se ka një çerek miliardi funte në këta tre lojtarë. Ju po flisni për një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë dhe një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Evropë”.
“Edhe pse Liverpool ka qenë i mirë në rekrutim, kjo është një vrimë prej çerek miliardë funtesh. Ata kanë qenë të mirë në rekrutim në mënyrë që të mund t’i zëvendësojnë, por kjo është një gjë e tmerrshme që Arne Slot duhet të merret me të”, përfundoi ish-legjenda angleze. /Telegrafi/