Lukas Paketa duket se është një nga transferimet më të zgjuara të Milanit, duke qenë se futbollisti brazilian po bën paraqitje të mira dhe është kthyer në mesfushorin që e duan të gjithë tifozët.
Paraqitjet e tij, kanë bindur drejtuesit dhe trajnerët pavarësisht se Milani po kalon një moment të vështirë.
Mesfushori brazilian shihej në Brazil si një nga talentët më premtues dhe drejtuesit e Milanit insistuan me çdo kusht për të marrë shërbimet e tij duke ia arritur. Ndërkohë, edhe Serzhinjo e ka vlerësuar brazilianin duke i thurur elozhe.
“E kam parë shpesh herë në Brazil dhe e kam quajtur Mesi i ri. Kam parë që punon qetë por duhet të rritet më shumë sepse futbolli italian është shumë i vështirë.
Është shumë i mirë në mbajtjen e topit por ende nuk e ka bërë kalimin nga futbolli brazilian, në futbollin italian”, u shpreh ish-futbollisti. /VipSport/