Brazili u mposht ditën e djeshme nga Argjentina me rezultatin 1-0, në atë që quhet miqësorja e luksit.paqueta
Megjithatë ajo që ka shqetësuar një nga legjendat braziliane siç është Rivaldo, nuk ishte rezultati përfundmitar. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Rivaldo ka reaguar ashpër ndaj trajnerit Tite, i cili ia dha numrin 10 Paketës, dhe më pas e zëvendësoi.
“Unë e pashë ndeshjen Brazil-Argjentinës dhe ishte e trishtueshme të shikoja se çfarë ndodhi me numrin 10. Ata ia dhanë atë Paketës. Numri 10 te Brazili është një fanellë që respektohet nga e gjithë bota. Kjo nuk është një fanellë që mund të ulet në stol apo të ndryshohet disa herë. Është një fanellë që është veshur dhe nderuar nga Pele, Rivelinjio, Ziko, Rivaldo, Kaka, unë, Ronaldinjo dhe Nejmar.
Sigurisht që nuk mund t’i vendosim faj Paketës, por stafit teknik, ata që kanë marrë këtë vendim, sepse ata e dinë peshën e kësaj fanelle dhe mund ta djegin lojtarin 22-vjeçar, i cili mund të ketë një të ardhme të shkëlqyer me kombëtaren. Tite bëri mirë që mbrojti Rodrigon, i cili tani po shkëlqen me Realin. Por, të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe me Paketën, duke shmangur dhënien e numrin 10.”, shkruan Rivaldo në “Instagram”.