Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, nuk është përmbajtur në komentin e tij pas humbjes së bardhezinjve përballë Fiorentinës. AI ka vënë në diskutim zgjedhjet e Tiago Motës dhe ka theksuar se skuadra tashmë ka humbur karakteristikat thelbësore të klubit bardhezi.
“Edhe unë kam përjetuar sezone të shtrembra, por ajo që më rezultoi sot dhe mendoj se është sinjali më i rëndë, është mungesa totale e reagimit. Kjo nënkupton se je në një gjendje shumë të ulët dhe kjo nuk përfaqëson aspak ‘shpirtin Juve”.
Mund të humbësh ose fitosh, por gjithmonë me kokën lart. Asnjë nga lojtarët në fushë nuk mendoj se mund të jetë i qetë dhe të thotë që ka dhënë gjithçka.
Nuk kishte reagim në fushë, nuk kishte reagim në pankinë. Tre zëvendësimet e para ishin tre mbrojtës! Nuk mund të mungojë një reagim kur të marrin me grushte. Shtatë gola në dy ndeshje, ka pak për të komentuar”, ishte akuza e rëndë e Del Pieros pas humbjes së radhës te Juventusit.