Mançester Siti nuk ia doli të triumfonte në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Çelsit, teksa pas mbrëmjes së të shtunës, kritika të shumta kanë shkuar në drejtim të trajnerit, Pep Guardiola.

Një nga ata që ka folur kundër spanjollit, është edhe legjenda e Bajern Mynih dhe Gjermanisë, Lotar Mateus. Ky i fundit thekson se Guardiola e meritoi të humbiste dhe shtoi se tashmë ai ka humbur besimin e futbollistëve të tij.

“Ai “vodhi” finalen e Champions nga klubi dhe tifozët me rreshtimin që hodhi në fushë. Ai tashmë duhet të dëgjojë kritikat e ashpra nga të gjithë. Do të ketë diskutime të brendshme nëse do të duhet të ndajnë rrugët me të. Tani lojtarët do të dyshojnë te ai.

Ai prezantoi një naivitet imagjinar dhe e meritoi të humbiste. Disa nga lojtarët në fushë, nuk e dinin ku të shkonin sepse i kishte vendosur në pozicione jo familjare për ta.

Kjo është gjëja më e keqe që një trajner mund të bëjë. E pashpjegueshme dhe e pafalshme. Ai ka humbur shumë besim si nga brenda ashtu edhe nga jashtë klubit. Mbi të gjitha me lojtarët, e kjo është e vështirë të rifitohet”, u shpreh Mateus. /VipSport/