Nuk ka dyshime legjenda braziliane, Kafu. Për ish-mbrojtësin e Romës e Milanit, Nejmar është futbollisti më i mirë në botë nga pikëpamja teknike.

Madje, Kafu thekson se sulmuesi aktual i PSG, është më i mirë në këtë këndvështrim edhe se Mesi.

“Teknikisht, Nejmar është futbollisti më i mirë në botë. Sot për sot, nga ana teknike, asnjë nuk mund ta mposhtë Nejmar. Madje, as Mesi, edhe pse unë jam një fans i tij.

Por, argjentinasi nuk është më i mirë se Nejmar në këtë aspekt”, u shpreh Kafu.

Sakaq, në këtë sezon të dy futbollistët kanë shënuar me vazhdimësi me Mesin që ia ka dalë të reazilojë 21 herë, ndërsa braziliani Nejmar i penalizuar edhe nga një dëmtim, sërish ka tundur rrjetën 16 herë. /VipSport/