Legjenda e Mançester Junajtid, Geri Nevill u shpreh me tone të ashpra pas ndeshjes që ‘djajtë’ humbën me Liverpulin me rezultatin 5-0.
Në një intervistë për ‘Sky Sports’ ish-mbrojtësi ia ‘faturoi’ rezultatin trajnerit Solskjaer.
“Nuk mund të shkonte më keq se kaq. Të gjithë kemi humbur ndeshje, por jo duke u paraqitur kështu. Solskjaer tani është në qendër të kritikave. Nuk ka dyshim që ai dhe stafi i tij duhet të marrin përgjegjësinë për rezultatin. Nuk e kuptoj taktikën me të cilën luan”,- u shpreh anglezi.
Junajtid regjistroi humbjen e dytë rradhazi në kampionat, pas asaj ndaj Leisterit me rezultatin 4-2 dhe fajtori kryesor konsiderohet Solskjaer. Ka zëra që e shohin si të larguar trajnerin.
“Drejtuesit kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për trajnerin. Për momentin ai do të qëndrojë, por rezultate negative si këto janë një sinjal i fortë. Mendoj që Solskjaerit do t’i jepet një tjetër mundësi”, shtoi Nevill.
Mançester Junajtid ndodhet në një situatë shumë të vështirë në kampionat, ku për momentin gjendet në vendin e shtatë me 15 pikë të grumbulluara. Solskjaer duhet të gjejë mënyrën që të rikthejë skuadrën tek fitoret sepse këmbanat e shkarkimit kanë filluar të bien.