anë të dy trajnerë që kanë bërë mrekulli këtë sezon me skuadrat e tyre. Guardiola dhe Klop kanë dhuruar spektakël duke garuar deri në frymën e fundit për titullin kampion në Angli.

del pieroGuardiola me vetëm një pikë diferëncë ka dalë fitimtar, por kjo nuk heq asnjë meritë Klopit, që dhe pse me 97 pikë që grumbulloi ekipi i tij, nuk u shpall kampion.

Del Piero në një dalje të tij te “Sky Sport”, ka thurrur elozhe për këta trajnerë që kanë pushtuar skenën e futbollit europian.

“Klop dhe Guardiola, le t’i marrim të dy në Itali. Guardiola ka mësuar, ai ka frymëzuar shumë lojtarë. Po flasim për dy trajnerë të ndryshëm. Klop është trajneri i së nesërmes. Daljet e tij në media e kanë dëshmuar këtë gjë.

Ata kanë një energji dhe entuziazëm. Me gjithë respektin për Liverpulin ata nuk kanë vetëm yje, por është Klop ai që i ka përmirësuar shumë ata”, ka thënë Del Piero.