Një nga figurat më të njohura në futbollin anglez, Roi Kin ka kritikuar ashpër lojtarët e ish-skuadrës së tij, Mançester Junajtid, duke i quajtur vrasës dhe duke kërkuar dënim për ta.
Duke folur për BBC Radio 5, Kin tha: “Unë mendoj se lojtarët me siguri do të largohen nga përgjegjësitë, pasi fshihen pas trajnerit. Ata e kanë hedhur atë nën autobus, janë vrasës!
Unë nuk jam tifoz i madh i Murinjos, mos më keqkuptoni, por thjesht nuk mund t’i toleroj futbollistët që fshihen. Po të ndodhte në kohën time, kjo gjë nuk do të falej aspak”,- përfundoi Kin./vipsport/