Armando Broja është rikthyer të luajë me Everton, me sulmuesin shqiptar që ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe tashmë synon të lërë gjurmë në fushën e lojës. Rikthimi i tij padiskutik ka gëzuar tifozët e skuadrës angleze, por jo vetëm kaq.
Pasi për sulmuesin shqiptarë dhe rikthimin e Everton te rezultatet pozitive ka folur ish-futbollisti i Liverpool. Deno Mërfi shprehet i bindur se lojtari i Kombëtares shqiptare është “arma” plus e Everton për pjesën e dytë të sezonit dhe madje sulmuesi do të shënojë supergola për të udhëhequr sulmin e skuadrës së tij.
“Nuk mund të mbështetesh vetëm te ndeshjet pa pësuar gola çdo javë në Premier League. Tani ata kanë Brojën në gjendje të mirë fizke, ai e nisi ndeshjen këtë radhë, por i duhet pak kohë të gjejë ritmin e tij.
Ai do t’u sigurojë më shumë gola, pak më shumë prani fizike përpara, bashkë me Kalvert-Ljuin. Kjo mund t’i ndihmojë më shumë, por do të duhet të bëjnë më mirë në një të tretat e fundit të fushës”, përfundoi ish-mesfushori.