Goli befasues i Kazakistanit ndaj Shqipërisë dje në “Air Albania” nga mesi i fushës ka tërhequr vëmendjen e ish-kapitenit të Mançester Junajtid Roi Kin.

Tashmë në rolin e një opinionisti, ish-lojtari irlandez e konsideroi si “budallallëk” golin e pësuar nga portieri Berisha.

Pasi po shikonte golin e shënuar nga ekipi kazak menjërë pas Shqipëria dyfishoi rezultatin me Ardian Ismajlin, Kin tha se ndihet tepër i nervozuar me pozicionimin e portierit të Shqipërisë Berisha.

“Çfarë po bënte ai?! Ju nuk do ta falnit kurrë! Budallallëk. Po nxehem teksa po e shikoj këtë!”, u shpreh gjatë transmetimit “live” në kanalin “ITV” Roi Kin.

Ish-futbollisti i famshëm në vitet ’90-‘2000 njihet për komentet e ashpra dhe etiketimet thumbuese në futboll.