Ai konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë të historisë e futbollit. Në vitin 2015 familja e tij konfirmoi se vuante nga Alzheimeri e tashmë kanë kaluar pesë vjet që nga ajo kohë. Gerd “Torpedo” Müller, sipas Daily Mail”, tani lufton kundër sëmundjes së tmerrshme në një rezidencë, ku i qëndron pranë bashkëshortja e tij.

Legjendari Gerhard Müller fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës dy vite më pas (1974) me ekipin gjerman. Vetëm Messi, në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit (85).

Sulmuesi i atij Bayerni legjendar të viteve ‘70 ka fitusar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972). Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 1981 dhe tani është 74 vjeç.

Müller (në qendër të fotos së mëposhtme) ishte pjesë e një brezi të artë të lojtarëve gjermanë (në këtë fotografi është përkrah Breitner, Maier, Roth, Olk dhe Beckenbauer). Nga sëmundja e rëndë e Alzheimerit kanë vuajtur edhe mite të tjera të futbollit si Puskas apo Kubala.