Andrea Pirlon e ndan edhe një javë nga debutimi si trajner në krye të Juventusit. Ish-mesfushori ka eksperiencën e tij të parë në rolin e ri, ndërsa ka shumë dyshime nëse do të mund t’ia dalë në një detyrë kaq të vështirë.

Së fundmi, ai qa është shprehur në lidhje me emërimin e Pirlos te Juventusi është një legjendë si Xhanfranko Zola. Italiani thekson se kjo zgjedhje mund të kthehet në gjeniale, ndërsa shtoi se i vjen keq për Sarrin.

“Më vjen pak keq për Sarrin. Kam folur me të dhe e dimë se Juventusi është një klub shumë kërkues dhe ndonjëherë edhe kur fiton nuk është mjaftueshëm. Pirlo? Edhe unë shkova te Uest Hem pa trajnuar më parë dhe e di se çfarë do të thotë kjo.

Por, këtu po flasim për një kampion që ka një njohje superiore për këtë lojë. Megjithatë, roli i trajnerit kërkon një tjetër lloj talenti.

Andreas do t’i duhet të rritet shpejt. Ta zgjidhje atë ishte shumë e guximshme, por mund të kthehet në një zgjedhje gjeniale”, u shpreh Zola. /VipSport/