Legjenda e futbollit brazilian, Rivaldo, e paralajmëroi Xavin se ai do të përballet edhe me më shumë presion në Camp Nou për shkak të reputacionit të tij dhe ngjashmërive me ish-trajnerin e tij në Barcelonë, Pep Guardiolën.
Rivaldo ka folur për Xavin, ish-lojtarin e Barcelonës që shkruajti emrin në historinë e klubit katalanas. Tashmë si trajner në Katar, ish-mesfushori nuk pranoi të merrte drejtimin e Barçës pas shkarkimit të Valeverdes.
Për këtë, legjenda e futbollit Brazilian ka bërë një analizë të shkurtër ku ka theksuar se sa e vështirë do të jetë për Xavin të jetë në krye të pankinës. Ai është i bindur që një ditë Xavi do të kthehet në Barcelonë në rolin e trajnerit.
“Unë besoj se Xavi do të bëhet trajner i Barcelonës në të ardhmen, pasi jo vetëm që është një person i mirë që e njeh klubin në detaje, por duket se është edhe trajner shumë cilësor.
Në momentin e duhur, do ta kuptojë se ka ardhur koha që ai të bëhet trajner i Barcelonës dhe pastaj do të tentojë ta bëjë skuadrën e tij në Barcelonë të ngjashme me gjeneratën e artë në Camp Nou.
Presioni për ngritjen e nivelit në klub do të jetë i madh, veçanërisht pasi ka pasur një karrierë profesionale të ngjashme me Pep Guardiolën, një lloj stili të lojës si Pep”, ka deklaruar Rivaldo./newsport/